Prishtinë, 18 janar 2026 10:34
Pamjet e kamerave nga vendi i ngjarjes kanë përgënjeshtruar një qytetar që kishte pretenduar se më 13 janar policë të Kosovës e kishin keqtrajtuar gjatë një kontrolli tek Ura e Ibrit në Leposaviq.
Siç ka njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës tani ndaj këtij qytetari është iniciuar rast dhe ka nisur hetim penal nën dyshimin për veprën penale “Lajmërim i rremë apo kallëzim i rremë”.
Sipas njoftimit, ky qytetar ishte ankuar me pretendimin se ishte keqtrajtuar në mbrëmjen e 13 janarit, pasi ishte ndalur në një pikë kontrolli derisa po voziste veturën me targa të Serbisë. Brenda i kishte edhe dy pasagjerë.
Ankuesi edhe në intervistim nga hetuesit ka shprehur pretendimin për keqtrajtim e se është goditur edhe shoku i tij me kondak të armës në këmbë.
Në kuadër të veprimeve hetimore është intervistuar ankuesi në cilësinë dëshmitarit në prezencën e avokatit të tij mbrojtës ku i njëjti ka deklaruar se gjatë kontrollit nga zyrtarë të Policisë së Kosovës ishte keqtrajtuar dhe goditur nga zyrtarët policorë. I njëjti ka potencuar para hetuesve të IPK-së se si pasojë e këtij keqtrajtimi kishte pësuar lëndime prapa në qafë, në bërrylin e majtë, në dorën e djathtë dhe në këmbë nga zyrtari policor i cili e kishte bërë kontrollin sipërfaqësor në trup dhe për këtë ka kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë – Veri. Sipas tij, njëri nga zyrtarët policor e ka goditur edhe shokun e tij me kondak të armës së gjatë në këmbë”, thuhet në njoftim të Inspektoratit.
E pas verifikimit të pamjeve ky ka dalë të ketë qenë pretendim i rremë.
Hetuesit e IPK-së në kuadër të veprimeve hetimore dhe të procesit të verifikimit të pretendimeve të ankuesit kanë siguruar prova duke përfshirë edhe video incizim nga kamerat e sigurisë që kanë mbuluar me pamje vendin ku është kryer ndalesa në pikën e kontrollit nga zyrtarët policorë. Pas analizimit të provave dhe video-incizimeve është vërtetuar se të njëjtat nuk pasqyronin pretendimet e palës dhe se zyrtarët policorë me asnjë veprim nuk dyshohej se kishin tejkaluar autorizimet e tyre apo përdorur forcën. Nga procesi i analizimit të video incizimeve hetuesit e IPK-së kanë vërejtur se pretendimet e ankuesit janë të sajuara dhe të njëjtat i janë paraqitur prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë i cili ka kërkuar që ndaj ankuesit tani i dyshuar të iniciohet rast dhe hetim penal me dyshimin për veprën penale “Lajmërim i rremë apo kallëzim i rremë”, përfundon njoftimi i Inspektoratit Policor.

Dogana e Kosovës konfiskon mbi 122 mijë euro në veturën që e drejtonte shtetasi rumun
Haxhiu sot pret në takim kryetarin e KQZ-së pas shpërndarjes së Kuvendit
Shkon në pesë numri i të arrestuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Ferizaj, në pranga edhe një noter
Një fëmijë bie në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret me shenja jete
Me patentë-shofer të falsifikuar nga Serbia tentoi ta konvertonte në RKS, policia nis hetimet
Punëtori humb jetën pasi bie nga ndërtesa në Gjakovë
Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 3.7 për qind në Kosovë
Sonte gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve, Atletico Madrid – Arsenal
Trump hedh poshtë propozimin iranian: Nuk do ta heqim bllokadën detare pa marrëveshje bërthamore
Mesi i muajit maj mund të sjell vendimin final për ish-krerët e UÇK-së