Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka folur për mediat gjatë prezantimit zyrtar të trajnerit Massimiliano Allegri. Ai ka zbuluar se Ardon Jashari, mesfushori i Club Brugge, ka shprehur dëshirën të bëhet pjesë e ekipit kuqezi dhe se klubi italian ka dorëzuar një ofertë shumë të mirë për shërbimet e tij.
> “Dua të përfitoj nga ky rast për të falënderuar Allegrin dhe stafin e tij për entuziazmin që sollën në fillimin e këtij kapitulli të ri. Ardhja e tij në Milano u mirëprit menjëherë – tek ai pamë një figurë të rëndësishme që sjell përvojë, ide të qarta dhe mbi të gjitha një mentalitet fitues në ekip”, tha Tare.
I pyetur për situatën e Ardon Jasharit, ai u shpreh:
> “Nuk më duket e përshtatshme të flasim gjatë për këtë çështje në një konferencë që nuk ka të bëjë direkt me merkaton. Megjithatë, situata është e njohur për të gjithë: Jashari dëshiron të luajë për Milanin.
Në të njëjtën kohë, ne respektojmë dinamikat dhe kontratën që ai ka me Club Brugge. Besojmë se kemi bërë një ofertë shumë të mirë, edhe në respekt të historisë së klubit dhe futbollit belg. Shpresoj që kjo histori të përfundojë me një fund të lumtur – si për Milanin, ashtu edhe për vetë lojtarin.”

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit