Prishtinë, 07 Korrik 2025
Katër aktet e operës `Carmen` nga kompozitori francez Georges Bizet do të performohen në Prishtinë më 22 dhe 24 korrik, në kuadër të organizimit të Operës së Kosovës.
Opera ‘Carmen’, e bazuar në novelën e Prosper Mérimée, është një nga veprat më ikonike të muzikës klasike dhe realizmit operistik, dhe vazhdon të jetë një nga kryeveprat më të njohura dhe të interpretuara në mbarë botën.
“Carmen” vjen për herë të parë në këtë formë madhështore në kryeqytetin e Kosovës, e cila shfaq historinë e një gruaje të lirë dhe të pavarur dhe lidhjen e saj dashurore, pasionante e destruktive me Don Jose. Opera shkrihet në gërshetimin e dashurisë, pasionit, lirisë, obsesionit dhe tragjedisë.
Carmen përbën një urë lidhëse midis traditës së opéra comique dhe realizmit apo verismo-s, që karakterizoi operën italiane të fundit të shekullit XIX. Muzika e Carmen-it është vlerësuar gjerësisht për brilancën e melodisë, harmonisë, atmosferës dhe orkestracionit, si dhe për mjeshtërinë me të cilën paraqiten emocionet dhe vuajtjet e personazheve.
Premiera jepet të martën, më 22 korrik nga ora 20:30, ndërsa rishfaqja të enjten, më 24 korrik 2025.

Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave
Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Krakovit
Kosova në garë për “Oscar”-ët evropianë me “Dua” dhe “Shame and Money”
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit