Cyrih, 7 korrik 2025
Kombëtarja e Norvegjisë në futbollin e femrave është shumë pranë kualifikimit për në fazën tjetër të Kampionatit Evropian, pasi të dielën e ka mposhtur Finlandën me rezultat 2 me 1.
Fitorja është siguruar në minutën e tetëdhjetë e katërt, kur Caroline Graham Hansen ka shënuar golin vendimtar pas një aksioni individual.
Me këtë fitore, Norvegjia ka gjashtë pikë dhe e siguron kualifikimin nëse Zvicra merr të paktën një pikë ndaj Islandës.
Zvicra tani ka tri pikë, aq sa edhe Finlanda, por është në vendin e dytë falë golaverazhit më të mirë. Të dyja do të përballen të enjten në një ndeshje vendimtare. Ndërkohë, Islanda është e eliminuar dhe ndeshjen e fundit do ta luajë ndaj Norvegjisë.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit