Pejë, 11 janar 2026 14:11
Biznesmeni i njohur nga Peja, Jeton Buquku ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës pas të shtënave me armë zjarri.
Në lidhje me rastin për IndeksOnline janë deklaruar Prokuroria Themelore në Pejë.
“Prokurori i Krimeve të Rënda ka dal në vendin e ngjarjes bashkë edhe me policinë dhe njësite tjera relevante dhe po punohet intensivisht për ndërmarrjen e veprimeve hetimore për identifikimin e personave të dyshuar”, tha zëdhënësi i kësaj prokurorie për IndeksOnline Shkodran Nikçi.
Plagosjen e biznesmenit nga Peja e kanë konfirmuar për IndeksOnline edhe policia e Kosovës për rajonin e Pejës.
Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Pjeës, Driton Rugova, i plagosuri ishte dërguar fillimisht në Spitalin e Pejës, e për shkak të plagëve të marra ishte dërguar në QKUK në Prishtinë.
“Sot rreth orës 09:55, Policia është njoftuar se në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri, Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, personi i plagosur është dërguar në emergjencën e spitalit në Pejë, dhe për shkak të natyrës së lëndimeve dërgohet në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Rugova.

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit