Prishtinë, 2 janar 2026 14:26
Policia e Kosovës ka shpëtuar një grua që kishte rënë në lumin Ibër në Mitrovicë në mbrëmjen e së enjtes.
Siç thuhet në një njoftim të Policisë, gjendja e saj shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
“Mbrëmë rreth orës 22:00, Policia në Mitrovicë është njoftuar se një person e gjinisë femërore ndodhej në rrezik pasi kishte rënë në lumin Ibër, në afërsi të urës së re në rrugën “Lah Nimani” në Mitrovicë. Njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe në shtratin e lumit Ibër kanë gjetur një qytetare në gjendje të rënduar shëndetësore, të cilën kanë arritur që ta tërheqin nga uji dhe të evitojnë rrezikun”, thuhet në njoftim të Policisë.
Policia ka thënë se sipas deklaratës së gruas, ajo kishte rënë në lumë pasi kishte rrëshqitur.
“Ajo është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku gjendja e saj shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Sipas deklaratës së viktimës, ajo kishte rrëshqitur dhe kishte rënë në lumin Ibër. Njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.

Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021