Drenas, 1 janar 2026 09:36
Një rast i rëndë dëmtimi të pasurisë është raportuar mëngjesin e sotëm në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit, ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në një objekt të kompanisë Iber Lepenc dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Burimet bëjnë me dije se rreth orës 09:30, ankuesi R. Sh. ka njoftuar Policinë se dera e objektit ishte hapur me forcë, ndërsa ishte dëmtuar rëndë trafoja elektrike që vë në funksion pompat e ujit.
Sipas deklarimit të ankuesit, dëmi i shkaktuar arrin vlerën rreth 15 mijë euro.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë patrulluese, hetimet, forenzika si dhe njësia e hetimeve rajonale, të cilat kanë kryer ekzaminimin e lokacionit dhe kanë nisur veprimet hetimore për identifikimin e personave të dyshuar.
Rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet janë në zhvillim. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për të dyshuar konkretë.

Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021