Lamtumira e fundit për Diogo Jotën dhe vëllain e tij André Silva

Sot në Gondomar u mbajt ceremonia mortore për Diogo Jotën dhe vëllain e tij André Silva. Trishtim, lot dhe heshtje që të këput shpirtin – i gjithë qyteti u ndal.
Në përcjelljen e fundit morën pjesë shumë futbollistë, miq dhe familjarë. Ndër ta edhe yje të Liverpoolit – Van Dijk, Robertson, Mac Allister, si dhe shumë nga përfaqësuesja e Portugalisë.
Vëllezërit humbën jetën në një aksident trafiku, kur makina e tyre doli nga rruga dhe mori flakë. Liverpool njoftoi se fanella me numrin 20 nuk do të përdoret më kurrë dhe se do të paguajë pjesën e mbetur të kontratës së Jotës bashkëshortes së tij.
Ditë e rëndë. Gondomar sot nuk qan vetëm.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit