Prishtinë 29 Dhjetor 2025 10:56
Policia e Kosovës ka njoftuar se është bërë një raportim për një mjet të dyshuar bombë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Në raportin ditor është bërë e ditur se pas këtij raportimi, në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse të sigurisë, të cilat kanë kryer një kontroll të detajuar të gjithë zonës.
Pas inspektimit të hollësishëm, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Në raportin e policisë thuhet se, pas konsultimit me prokurorin, ky rast është cilësuar si një “lajmërim i rremë” dhe nuk ka pasur asnjë kërcënim real për sigurinë e pasagjerëve dhe punonjësve të aeroportit.
“Pas raportimit për një mjet të dyshuar bombë, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante, ku kanë kontrolluar gjithë vendin por nuk është hasur asgjë e dyshimtë. Me konsultim të prokurorit rasti inicohet si me lartë”, thuhet në raportin e Policisë.

Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021