Leposaviq, 27 dhjetor 2025 16:27
Në Leposaviq, gjatë orëve të mëngjesit, ka ardhur deri te shkatërrimi i zyrave partiake dhe materialit promovues të një prej subjekteve politike që marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme. Kryerës “të panjohur” (bëhet fjalë për pronarin e lokalit) kanë lyer me bojë vitrinat, posterët dhe billboardët, duke pamundësuar prezantimin normal të programit dhe kandidatëve para qytetarëve.
Në fotografitë nga terreni shihet se fytyrat e kandidatëve dhe simbolet partiake janë mbuluar qëllimisht me bojë të bardhë, çka tregon qartë se bëhet fjalë për një akt me motive politike. Veprime të tilla e përkeqësojnë edhe më tej atmosferën tashmë të tensionuar para zgjedhjeve dhe dërgojnë një mesazh intolerance ndaj pluralizmit politik.
Qytetarët me të cilët kemi biseduar theksojnë se vandalizmi nuk është diçka e re, por se është veçanërisht shqetësuese që ai përsëritet pikërisht gjatë periudhave zgjedhore.
“Kjo nuk është mesazh vetëm për një parti, por për të gjithë qytetarët që duan të zgjedhin lirshëm. Nëse nuk lejohet as një poster të qëndrojë, çfarë demokracie është kjo?”, thotë për portalin “Veritasinfo” Miladin Gjukiq, banor i Leposaviqit.
Nga rrethet politike të Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë të Nenad Rashiqit bëhet e ditur se bëhet fjalë për një tentativë për frikësim dhe për mbytjen e mendimit ndryshe, si dhe për dëshmi se disa aktorë nuk kanë forcë të garojnë me argumente dhe programe.
“Nuk heqim dorë. Boja mund të pastrohet, por e drejta për zgjedhje të lirë dhe për betejë politike nuk mund të fshihet”, kanë porositur nga partia, zyrat e së cilës janë dëmtuar.
Lidhur me rastin, Veritasinfo ka kontaktuar komandantin e Stacionit Policor në Leposaviq, togerin Behxhet Peci, i cili ka deklaruar se policia e Kosovës është njoftuar për këtë rast dhe së bashku me Prokurorin e Shtetit, kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të zbardhur këtë rast.
“Prokurori nuk ka gjetur elemente të veprës penale në këtë rast. Bëhet fjalë për pronarin e lokalit ku ka qenë selia e një subjekti politik, i cili ka larguar materialin politik të atij subjekti, për shkak se nuk i është paguar qiraja e shfrytëzimit të pronës së tij”, ka thënë Peci

Vdekje e dyshimtë në Ferizaj, në trupin e viktimës kishte shenja dhune
Aksident fatal në Junik, humb jetën vozitësi i katërçikletës
Arrestohet një person në Prishtinë për kërcënim ndaj Kuvendit
Aksident tragjik në Malishevë, vdes një person pasi ra nga rimorkioja derisa ishte duke punuar
Pas trajtimit jashtë vendit, ndërron jetë i lënduar në aksidentin në Loxhë
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it