Sot, duke filluar nga ora 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, zhvillohet finalja e tretë në futsal mes FC Prishtina 01 dhe FC Drenica.
Kjo ndeshje është e treta me radhë, pasi aktualisht kemi rezultat të barabartë sa u përket ndeshjeve të fituara nga skuadrat që kanë arritur në finale.
FC Drenica e kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 4 me 1, si mysafire e Prishtinës 01, por rezultati u përmbys në Skenderaj në ndeshjen e dytë, ku skuadra mysafire e fitoi ndeshjen me një gol ë diferencë (Drenica 6:7 Prishtina 01).
Në këtë situatë, kampioni i Kosovës përcaktohet në ndeshjen e tretë.
A do të arrijë Drenica të sjellë edhe një trofe në këtë qytet, pas fitores së titullit kampion në Ligën e parë nga Klubi I Futbollit Drenica, apo Prishtina do të shënojë fitoren e dytë dhe të shpallet kampion duke ruajtur kështu statusin e kampionit. Kjo mbetet të shihet sonte duke filluar nga ora 20:00, dhe ne do ju mbajmë të informuar për rezultatin.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000