Prishtinë, 22 dhjetor 2025 19:02
Ka vdekur këngëtari Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i grupit të famshëm “Ilirët”.
Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar për KOHËN nga Policia.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka thënë se rreth orës 15:00 kanë marrë informatën për një person pa shenje jete në një banesë në rrugën “UÇK”.
“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën UÇK në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, ka thënë Pllana.
Karriera muzikore e Shemit nisi në vitet 80’. Ai shquhej si vokalist i grupit muzikor “Ilirët”, i themeluar në vitin 1981. Disa prej hiteve të tyre më të njohura janë, “Rini thuaja këngës”, “Trupi pa shpirt”, “Xhamadani vija vija” dhe të tjerë.
Lidhur me lajmin për vdekjen e tij, ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Ai ka thënë se Shemi nuk i përkiste vetëm skenës, por edhe shpirtit të një kohe, brezi dhe një qyteti të tërë.
“Me dhimbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit, zërit të paharruar të grupit legjendar “Ilirët”. Shemi ishte artist që nuk i përkiste vetëm skenës, por edhe shpirtit të një kohe, një brezi dhe një qyteti të tërë. Ishte imazh i gjallë i Prishtinës në vitet kur muzika rock ishte zë rebelimi, shprese dhe lirie. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë adhuruesve të muzikës së tij. Humbja është e madhe, por gjurma që la në historinë e muzikës shqiptare dhe në kujtesën e kryeqytetit do të mbetet e pashlyeshme”, ka shkruar ai në Facebook.

Vdes 21-vjeçarja, e cila u godit nga vetura në Vlashnje të Prizrenit
Vdekje e dyshimtë në Ferizaj, në trupin e viktimës kishte shenja dhune
Aksident fatal në Junik, humb jetën vozitësi i katërçikletës
Arrestohet një person në Prishtinë për kërcënim ndaj Kuvendit
Aksident tragjik në Malishevë, vdes një person pasi ra nga rimorkioja derisa ishte duke punuar
Shënohet viktima e parë nga Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë
Takohen Kurti e Hamza
FSK zhvillon qitje me mortaja në Shqipëri, thellohet bashkëpunimi me Forcat e Armatosura
“Prishtina 2026” promovon produktet vendore dhe hap mundësi të reja për bizneset