Prishtinë, 21 dhjetor 2025 14:36
Një aksident trafiku, në të cilin humbën jetën dy persona dhe një tjetër u plagos, ka ndodhur në autostradën Beograd–Nish, pranë nyjës Umçarit.
Siç mësohet, aksidenti ka ndodhur kur një automjet ka dalë nga autostrada, është përplasur me gardhin mbrojtës metalik dhe më pas me një shtyllë reflektuese.
Në vendngjarje është konstatuar vdekja e dy personave, një burri dhe një gruaje (shoferi dhe bashkëudhëtarja në karrigen e përparme), ndërsa udhëtari tjetër është dërguar në Qendrën e Urgjencës.
Ata udhëtonin me një automjet të markës Seat me targa gjermane dhe bëhet fjalë për shtetas të Maqedonisë së Veriut, me origjinë shqiptare, të cilët, sipas dyshimeve, po udhëtonin nga Gjermania drejt Maqedonisë së Veriut për pushime.

Vdekje e dyshimtë në Ferizaj, në trupin e viktimës kishte shenja dhune
Aksident fatal në Junik, humb jetën vozitësi i katërçikletës
Arrestohet një person në Prishtinë për kërcënim ndaj Kuvendit
Aksident tragjik në Malishevë, vdes një person pasi ra nga rimorkioja derisa ishte duke punuar
Pas trajtimit jashtë vendit, ndërron jetë i lënduar në aksidentin në Loxhë
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it