Prishtinë, 19 dhjetor 2025 16:02
Në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një automjet në hyrje të Republikës së Kosovës, pasi pala kishte deklaruar se nuk posedonte asgjë për deklarim doganor.
Gjatë kontrollit të brendshëm të automjetit dhe gjërave personale, janë zbuluar mjete monetare të padeklaruara në valuta të ndryshme (euro dhe dinarë serbë – RSD), ndërsa pas numërimit dhe konvertimit sipas kursit zyrtar, shuma totale ka rezultuar 10,202.27 euro.
Në përputhje me legjislacionin në fuqi, është njoftuar hetuesi kujdestar dhe është realizuar konfiskimi i 25% të vlerës së mjeteve monetare të padeklaruara, ndërsa palës i është lëshuar vërtetimi përkatës për gjobë dhe konfiskim.
Rasti është trajtuar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021