Prishtinë 18 Dhjetor 2025 11:05
Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Junik, ku dy gra të moshuara janë gjetur pa vetëdije në shtëpinë e tyre, shkruan Zeri.info.
Sipas raportit ditor të Policisë, njëra prej tyre ka vdekur në shtëpi në momentin që ekipi mjekësor kishte mbërritur atje, kurse tjetra është dërguar pa vetëdije në gjendje të rëndë në QKUK.
Policia ka bërë të ditur se, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, përderisa tashmë është duke e hetuar këtë rast.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Hetim i vdekjes
Junik / 17.12.2025 – 15:30. Raportohet se në një shtëpi janë gjetur pa vetëdije dy femra të moshuara, kosovare. Lidhur me rastin ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se njëra nga viktimat është pa shenja jete, ndërsa tjetra është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në gjendje të rëndë. Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore, ka dalë edhe prokurori, me vendimin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021