Prishtinë 12 Dhjetor 2025 12:53
Policia e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar një aksion në veri të vendit, ku janë arrestuar disa persona të dyshuar për kontrabandë të mallrave nga Serbia.
Sipas burimeve të Indeksonline, gjatë operacionit janë kapur katër vetura me mallra të dyshimta, ndërsa dy vetura të tjera me mallra kontrabandë kanë arritur t’i ikin policisë.Lajmin për aksionin e ka konfirmuar Veton Elshani zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës për veriun.
“Më 11.12.2025 rreth orës 18:30 ne fshatin Rujishte në një rrugë malore, njësite policore kanë ndalur katër automjete me targa te shtetit te Serbisë, te cilat dyshohet se kishin mallra të kontrabanduara, pa dokumente mbi prejardhjen e tyre, në të cilën gjendeshin gjësende të ndryshme si tekstil, artikuj ushqimorë, produkte të mishit, ndërsa në këto automjete ishin gjashtë persona të cilët janë sjell së bashku me automjete në stacionin policor Mitrovicë – Veri. Lidhur me rastin është njoftuar Dogana e Kosovës e cila më 12.12.2025 do te vazhdojë me procedura doganore. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i shtetit me urdhrin e të cilit rasti niciohet ‘‘Kontrabandimi me mallra‘‘ dhe ‘‘Kalimi ilegal i kufirit‘‘ dhe pas intervistimit personat e dyshuar të lirohen në procedurë te rregullt.”, tha Elashni.

Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë