Prishtinë 6 Dhjetor 2025 18:47
Kampionati Evropian U-21 në Taekwondo po afron, dhe Kosova po përgatitet të mirëpresë në Prishtinë një prej ngjarjeve më të rëndësishme sportive të vitit. Drejtuesit e Federatës së Taekwondos, në një prononcim për KosovaPress, shpalosën përmasat e këtij eventi, pritjet sportive dhe rëndësinë e tij diplomatike, pasi në garë do të marrin pjesë edhe shtete që ende nuk e njohin Kosovën – përfshirë edhe Rusinë.
Kryetari i Federatës së Taekwondos, Arsim Agushi, u shpreh se përgatitjet organizative po zhvillohen sipas planit dhe se gara do të ketë pjesëmarrje rekord.
“Sa i përket Kampionatit Evropian U-21, i cili do të mbahet prej datës 11–14 dhjetor në Prishtinë, në palestrën ‘1 Tetori’, ne si federatë jemi të organizuar deri tani. Pritet pjesëmarrja e mbi 700 pjesëmarrësve me 509 atletë, duke përfshirë delegacionet dhe ekipet referuese… Për këtë event kemi caktuar palestrën ‘1 Tetori’, e cila i plotëson kushtet”, tha Agushi.
Ai theksoi pritjet sportive dhe synimet e Kosovës si nikoqir, duke nënvizuar motivimin e sportistëve vendas për rezultate të larta.
“Ne si nikoqirë e kemi ekipin tonë, sportistët tanë të cilët pretendojnë për medalje. Qëllimi ynë është ai. E kemi një përparësi që jemi nikoqirë dhe vendas – kjo është një plus për ne. Kemi një medalje evropiane të vendit të dytë nga Kampionati Evropian U-21, e Bleron Ademit, i cili ka ndikuar shumë. Edhe sportistët tjerë, me rezultatet e tyre në arenën ndërkombëtare, tregojnë se kemi një ekip premtues”, deklaroi Agushi.Ai shtoi se pjesëmarrja e 38 shteteve, përfshirë vende që nuk e njohin Kosovën, si Rusia, është një fitore e rëndësishme e diplomacisë sportive dhe një dëshmi e hapjes së vendit karshi sportit ndërkombëtar. Agushi theksoi se siguria e atletëve është prioritet dhe se bashkëpunimi me institucionet e rendit është i plotë, duke kujtuar se Kosova ka dëshmuar vazhdimisht se është vend i sigurt dhe mikpritës për ngjarje të këtij niveli.
Ndërkohë, sekretari i Federatës, Muhamed Gashi, vuri në pah standardet dhe infrastrukturën sportive, duke e cilësuar organizimin e këtij kampionati si dëshmi se Kosova është e gatshme të presë ngjarje madhore ndërkombëtare.
Në këtë kampionat pritet të garojnë mbi 500 atletë dhe, së bashku me stafin përcjellës, numri i pjesëmarrësve do të kalojë 700 vizitorë.

Kosova mirëpret elitën e xhudos në Kampin Ndërkombëtar
Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë
Drita kualifikohet në raundin e tretë të Conference League
Sonte Drita-Floriana, në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës
Prenga e rrëzoi dy herë Joshuan, por britaniku fitoi me nokaut
Kosova e mbyll me fitore Kampionatin Ballkanik U17, mposht Moldavinë në tre sete
Gjashtë trupa gjenden gjatë gërmimeve në Zubin Potok
Pacolli: 17 vila janë rrënuar deri tash përreth Ujmanit
Kurti për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë