Prishtinë, 05 dhjetor 2025 17:05
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka rrëzuar sot vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në vendimin e PZAP-së theksohet se pranohet rekomandimi i Zyrës për Certifikim dhe Kontroll Financiar të KQZ-së dhe, si rezultat, Lista Serbe certifikohet për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.
“APROVOHET ankesa e subjektit politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, e paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me nr. protokolli 01/3562/2025, datë 02.12.2025, NDRYSHOHET vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me nr. protokolli 01/3562/2025, datë 02.12.2025, ashtu që PRANOHET rekomandimi i Zyrës për Certifikim dhe Kontroll Financiar në KQZ, i datës 02.12.2025, CERTIFIKOHEТ subjekti politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025”, thuhet në vendim.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Pacolli paralajmëron gjoba deri në 5 mijë euro për ndotësit
Prokuroria Speciale mirëpret dënimin prej 6 viteve burgim ndaj ish-pjesëtarit të ISIS-it për spiunazh te BIA serbe
Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh te BIA serbe
Profesionalizmi i hetuesve kosovarë çon në zbardhjen e rrjeteve kriminale përmes Sky ECC