Prishtinë, 23 nëntor 2025 14:40
Xhudistja kosovare, Laurinë Gashi, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në “Podgorica Junior European Cup 2025”, duke kaluar në finale të kësaj gare prestigjioze.
Gashi ka treguar teknikë të shkëlqyer dhe vendosmëri të lartë në tatami, duke mposhtur kroaten Valentina Zivkovic me një Ippon, dhe kështu siguroi vendin e saj në finalen e këtij kompeticioni të rëndësishëm.
Në finale, Laurinë do të përballet me Libi Becker nga Izraeli, një sfidë që pritet të jetë shumë interesante dhe e ngushtë, shkruan Gazeta Express.
Ndërkohë, Arba Hasanaj po garon për medaljen e bronztë në “Millenium Team Cadet European Cup 2025” në Selanik, Greqi. Arba ka shënuar një fitore të madhe në çerekfinale, duke mundur kroaten Vita Hudika me Ippon. Megjithatë, në gjysmëfinale ajo humbi me Ippon nga Viktorija Ragauskaite e Lituanisë. Tani, Arba do të ndeshet me Ieva Jonusaite nga Lituania për të luftuar për medaljen e bronztë.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit