Prishtinë 22 nëntor 2025 13:21
Mesfushori me prejardhje shqiptare i Sunderlandit, Granit Xhaka, po kalon një sezon mbresëlënës më rikthimin në Premierligë.
33-vjeçari është shndërruar në lojtarin kryesor të skuadrës së Sunderlandit duke u bërë një nga figurat më të rëndësishme të mesfushës në ligë.
Platforma prestigjioze e statistikave “WhoScored” e ka vlerësuar Xhakën me notën 7.37, duke e pozicionuar si mesfushorin më të vlerësuar në Premierligë këtë sezon.
Ai ka lënë prapa emra të mirënjohur si Declan Rice, Moises Caicedo, Bruno Fernandes dhe Dominik Szoboszlai.
Kontributi i tij në fushë është konkret: një gol dhe tre asistime deri më tani në kampionat, duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet e Sunderlandit.
Xhaka u transferua te skuadra angleze gjatë verës nga Bayer Leverkusen, në një marrëveshje prej 15 milionë eurosh, dhe tashmë po dëshmon se ishte një nga blerjet më të goditura të klubit për këtë sezon.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit