Prishtinë 21 Nëntor 2025 16 : 04
Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi ka thënë se përderisa lejohet funksionimi i Listës Serbe në Kosovë, nuk ka demokraci ato komuna që udhëhiqen nga ta dhe se po ju bëjnë presion qytetarëve serbë, raporton Ekonomia Online.
Kjo deklarata nxiti diskutim të ashpër mes Krasniqit edhe Gordana Laban të Listës Serbe.
“Sa i përket Listës Serbe këtu është shumë e qartë deh derisa ky subjekt të funksionojë kështu dhe t’i lejohet funksionimi nga institucionet tona nuk do të ketë demokraci në ato komuna dhe komuniteti serb vuan sot nga presioni deh shtypja që i bën Lista Serbe nga përfaqësues i saj që është Vuiçiq është kreatori i saj”, tha
Krasniqi i tha asaj se nuk mbron qytetarët serbë në Kosovë, duke i kërkuar që të mos flas për kulturën meqënesë përfaqëson një subjekt që ka vra njerëz.
“Ti shpesh thirresh ne emër të qytetarëve të serbë por kurrë s’i ke mbrojtë qytetarët serbë. Ti je ajo që i ke luftuar subjektet tjera politike serbe këtu, në favor të Listës Serbe. Kulturën prej terroristes, kriminele çfarë je nuk mundesh me na tregu këtu. Ty duhet me të ardh marre kur na përmend kulturën këtu sepse përfaqëson një subjekt që ka vra njerëz”, tha Krasniqi.
Ai më tej tha se “Nëse je përfaqësuese e Listës Serbe atëherë je përfaqësuese e një organizatë terroriste, kriminale. Pikë. Ti lidhje s’ke me përfaqësimin e qytetarëve serbë në Kosovë dhe kjo është fyerja më e madhe që i bën asaj”.

Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Intervistohen 14 persona në Kllokot për dyshim për falsifikim të votave
Kurti kërkon më shumë angazhim nga institucionet për të siguruar drejtësi për viktimat e luftës
77 milionë euro për bujqësinë/ Muja: Arkitekturë e re për mbështetjen e fermerëve
KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme – fushata zgjedhore dhe aktivitetet tjera organizohen me afate të shkurtëra kohore
Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe, nderojnë dëshmorët në Gllobar të Drenasit