Prishtinë 17 Nëntor 2025. 18:48
Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka thënë se për ndeshjen kundër Kosovës emocionet janë lënë pas dhe se skuadra e tij synon të imponojë lojën nga minuta e parë.
Ai ka folur ka folur para ndeshjes që zhvillohet të martën në Prishtinë. Aktualisht Zvicra është në vendin e parë, ndërsa Kosova në të dytin. Që Kosova ta rrëzojë Zvicrën nga kreu i grupit, do t’i duhej të fitonte me rezultat 6–0. Ndeshjen e parë zviceranët e kishin fituar me rezultat 4–0.
“Emocionet i kemi lënë pas. Nuk ka derbi vëllezërish nesër. Fillojmë fort. Kosova ka shënuar herët kundër Suedisë dhe Sllovenisë. Ne duam të bëjmë lojën tonë dhe të provojmë të shënojmë”, ka thënë tekniku zviceran.
Sipas tij, Kosova meriton respekt. “Jemi të lumtur që shënuam katër gola kundër Kosovës në ndeshjen e parë. Pastaj ata ndryshuan shumë në sistem. Janë të dytët në grup dhe mund të luajnë pa presion. Nuk kanë çfarë të humbasin. Unë kam një skuadër që dëshiron të shënojë gola dhe të dominojë”, është shprehur ish-futbollisti i dikurmë i Kombëtares helvetike që tash është trajner.
Yakin e ka konfirmuar se ekipi është i plotë dhe se pret vetëm stërvitjen e fundit për të vendosur formacionin startues. “Ndeshja kundër Suedisë ishte shumë intensive, por djemtë janë mirë. Askush nuk është i lënduar. Mund të zgjedh nga gjithë ekipi. Nuk ka shumë arsye për të bërë ndryshime, por ka disa dilema. Kosova luan me sistem tjetër. Ne nuk kemi pse të përshtatemi shumë, është më shumë Kosova ajo që duhet të përshtatet me ne. Kemi një bankinë të fortë, jam me fat”, ka thënë ai.
Tekniku zviceran është ndalur edhe te raportet me kapitenin Granit Xhaka, duke mohuar se ka pasur ndonjë dramë mes tyre. “Nuk ka ndryshuar shumë që nga ndeshja me Kosovën para dy vjetësh. Gjërat u frynë shumë nga jashtë. I kemi zgjidhur të gjitha dhe kemi ecur përpara bashkë. Ai është lider. Normalisht që ishim të zhgënjyer me golin e pësuar në minutën e fundit, por nuk ishte aq dramatike sa u paraqit”, është shpprehur ai.

Botërori 2026, sonte tri super duele
Ndeshja hapëse e Botërorit, tre kartonë të kuq e dy gola
Sonte nis Kupa e Botës 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit
Kosova fiton dhe siguron Ligën B dhe “play-off”-in e Botërorit 2027
Kosova fiton medalje në garën ballkanike të çiklizmit
Vdiq futbollisti Fatjon Bunjaku
Masakra e Reçakut: Paraburgim ndaj pesë të akuzuarve për krime lufte
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime
Pacolli paralajmëron gjoba deri në 5 mijë euro për ndotësit