Prishtinë 17 Nëntor 2025. 10:07
Policia e Kosovës ka konfirmuar se gjatë realizimit të detyrave të rregullta operacionale gjatë ditës së djeshme, njësitë policore kanë arrestuar katër persona të dyshuar ( gjuetarë) shtetas të Serbisë për kalim ilegal të vijës kufitare dhe armëmbajtje pa leje, të cilët kanë hyrë nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.
“Armët dhe municioni i gjetur janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit, me vendim të organeve kompetente të drejtësisë, janë dërguar në mbajtje konform procedurave ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së përgjithshme, zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Katër gjuetarë serbë arrestohen brenda territorit të Kosovës
Katër gjuetarë serbë janë arrestuar dje në fshatin Sfircë, brenda territorit të Kosovës.
Sipas burimeve të RTK-së, fillimisht trupat e KFOR-it e kanë njoftuar Policinë e Kosovës për rastin, dhe më pas është kryer arrestimi. Gjithashtu njoftohet se gjatë arrestimit janë konfiskuar edhe armë.
Të arrestuarit aktualisht ndodhen në mbajtje, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e hyrjes së tyre në territorin e Kosovës dhe aktivitetet që ata po kryenin në zonë.
Më shumë detaje priten ndërkohë nga institucionet përgjegjëse.

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit