Prishtinë, 15 nëntor 2025 09:01
Sonte është në program për t’u zhvilluar ndeshjes e Kombëtares së Kosovës në udhëtim te Sllovenia, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
Dardanët janë mysafir të sllovenëve në ndeshjen e parafundit të Grupit B, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Stozice” të Lubjanës me fillim nga ora 20:45.
Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dyja kombëtares, por sidomos për Kosovën, e cila me një barazim siguron pozitën e dytë apo ‘play-off’-in për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Ekipi i përzgjedhësit Franco Foda është i kompletuar për këtë ndeshje, përveç portierit Arijanet Muric, i cili mungon shkaku i kartonëve, dhe kështu imperativ i vetëm është rezultati pozitiv.
Për këtë përballje, UEFA ka caktuar treshen e njohur të gjyqtarëve francezë: Clement Turpin si kryesor dhe Nicolas Danos dhe Benjamin Pages si anësorë.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit