Prishtinë, 13 nëntor 2025 16:01
Kombëtarja shqiptare do të zbresë sonte në fushë përballë Andorrës, në ndeshjen e parafundit të kualifikueseve për Kampionatin Botëror “SHBA–Kanada–Meksikë 2026”. Takimi do të zhvillohet në orën 20:45.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Silvinjo ka mbyllur përgatitjet me një seancë të plotë stërvitore, ku të gjithë lojtarët janë në gjendje optimale dhe gati për sfidën. Atmosfera në kampin kuqezi është mjaft pozitive, me besim të lartë dhe motivim maksimal për të marrë tri pikët.
Në renditjen e Grupit K, Shqipëria ndodhet aktualisht në vendin e dytë me 11 pikë, ndërsa Andorra mban vendin e fundit, të pestin, me vetëm 1 pikë të grumbulluar. Anglia kryeson grupin me 18 pikë dhe e ka siguruar tashmë matematikisht kualifikimin në Botëror.
Pas përballjes së sotme, kuqezinjtë do të mbyllin fushatën kualifikuese më 16 nëntor, në “Air Albania”, ndaj lideres Angli.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit