Prishtinë, 11 nëntor 2025 10:37
Pas përfundimit të balotazhit në 18 komuna, tashmë në Qendrat Komunale të Numërimit, ka përfunduar edhe procesi i verifikimi i rezultateve nga formularët që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve në 13 prej tyre.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, verifikimi është përmbyllur në komunat Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Obiliq, Rahovec, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.
Në pesë komunat e mbetura procesi i verifikimit të fletëvotimeve është ende në zhvillim dhe pritet të përfundojë së shpejti.
Në Gjakovë, pas verifikimit rezultatet janë konfirmuar pa ndryshime të theksuara krahasuar me numërimin paraprak. Ardian Gjini i AAK-së ka 56,43% kurse Ardian Gola i LVV-së ka 43,57%.
Në Gjilan, gjithashtu pas verifikimit të rezultateve nuk është se është vërjetur ndryshim i madh. Alban Hyseni i LVV-së ka 61,04% kurse Arbër Ismjali i LDK-së ka 38,96%.
Në Dragash, verifikimi ka konfirmuar epërsinë e kandidatit fitues sipas numërimit të parë. Bexhet Xheladini i LVV-së ka 58,46% kurse Shaban Shabani i PDK-së ka 41,54%.
Në Kaçanik, pas verifikimit nuk ka pasur ndyshim në rezultatin preliminar. Sabedin Vishi i PDK-së ka 51,82% kurse Jeton Raka i LVV-së ka 48,18%.
Në Klinë, rezultatet e verifikimit kanë mbetur pothuajse të pandryshuara nga ato paraprake, megjithatë ka pasur një ndyrshim të vogël në përqindje. Pas verifikimit të rezultatit Zenun Elezaj i AAK-së ka 57,83% kurse Sokol Bashota i PDK-së ka 42,17%.
Në Obiliq, procesi është zhvilluar pa parregullsi dhe rezultati është i njëjtë me atë paraprak. Halil Thaçi i LVV-së ka 51,07% kurse Xhafer Gashi i LDK-së ka 48,93%.
Në Rahovec, pas verifikimit është rikonfirmuar fituesi i balotazhit por me një ndryshim të vogël në përqindje. Smajl Latifi i AAK-së ka 52,47% kurse Ali Dula i LVV-së ka 47,53%.
Në Suharekë, verifikimi i rezultateve nuk ka sjellë ndryshime të mëdha në përqindjet e kandidatëve. Bali Muharremaj i AAK-së ka 55,31% kurse Ardian Shala i LDK-së ka 44,69%.
Në Viti, pas verifikimit rezultati nuk ka ndryshuar. Sokol Haliti i LDK-së ka 50,60% kurse Arsim Ademi i LVV-së ka 49,40%.
Në Vushtrri, procesi i verifikimit ka përfunduar me konfirmimin e rezultatit paraprak. Ferit Idrizi i PDK-së ka 54,26% kurse Sylejman Meholli i LVV-së ka 45,74%.
Në Junik gjithashtu verifikimi nuk ka sjellur ndryshime në rezultat. Ruzhdi Shehu i LDK-së ka 55,94% kurse Agron Kuçi i AAK-së ka 44,06%.
Edhe në Mamushë, rezultatet e verifikimit kanë qenë të njëjta me ato të numërimit paraprak. Abdulhadi Krasniq i KDTP-së ka 53,61% kurse Fikret Morina i Mamusha Halk Hareketi ka 46,39%.
Në Kllokot, pas përfundimit të procesit është konfirmuar rezultati final pa ndryshime. Bozhidar Dejanoviq i Listës Serbe ka 90,01% kurse Sreçko Spasiq i Sprska Narodna Sloga ka 9,99%.

Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Intervistohen 14 persona në Kllokot për dyshim për falsifikim të votave
Aksident me fatalitet në Gjakovë, humb jetën një punëtor pasi u zu nga kamioni
Vazhdon i mbyllur gjykimi për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit
Kurti kërkon më shumë angazhim nga institucionet për të siguruar drejtësi për viktimat e luftës
77 milionë euro për bujqësinë/ Muja: Arkitekturë e re për mbështetjen e fermerëve