Prishtinë 10 Nëntor 2025 13:31
Selektori i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda, është duke e mbajtur konferencën për shtyp në prag të ndeshjeve të fundit kualifikuese për Botërorin 2026.
Foda ka thënë se fokusi fillimisht është te ndeshja e së shtunës me Slloveninë në Lubjanë.
“Në fillim kam thënë se çdo gjë do të jetë e hapur deri në fund. Çdo gjë është e mundur. Fokusi është në ndeshjen me Slloveninë. Synojmë të fitojmë të paktën një pikë, që të paktën të shkojmë në plejof e më pas do të shohim tutje”, ka thënë Foda.
Foda ka folur edhe për formën e lojtarëve, duke insistuar se është shumë i kënaqur.
“Që të gjithë lojtarët janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Kanë kaluar mirë në ndshjet e fundit. Rrahmani e Dellova kthehen dhe janë në gjendje të mirë. Kemi shumë alternativa në ekip. Shpresoj që të gjithë lojtarët të jenë të gatshëm gjatë gjithë javës. Kemi treguar edhe në ndeshjet e kaluara, që me gjithë mungesat, mund t’ia dalim dhe të fitojmë. Aro Muriq është i suspenduar dhe nuk mund të luajë me Slloveninë. E dimë që po kalon formë të mirë, por kemi tri opsione për portën dhe njëri prej tyre do ta zëvendësojë Aro Muriqin. Në ditën në vijim do të vendosim se cili prej tyre”, është shprehur Foda.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit