Prishtinë 10 Nëntor 2025 09:33
Pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale dhe publikimit të rezultateve preliminare për 18 komuna nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të udhëheqin me nga 7 komuna.
Lëvizja Vetëvendosje në raundin e parë fitoi në Podujevë, Shtime e Kamenicë. Ndërsa nga 12 komuna në të cilat garoi në balotazh, ka fituar në Mitrovicë të Jugut, Gjilan, Obiliq e Fushë-Kosovë.
Lidhja Demokratike e Kosovës pas fitoreve në Istog, Lipjan në raundin e parë, në balotazh fitoi edhe në Prishtinë, Pejë, Dragash, Junik e Viti.
Partia Demokratike e Kosovës, në raundin e parë fitoi në Skenderajt, Ferizajt e Hanit të Elezit, kurse më 9 nëntor fitoi edhe në Prizren, Kaçanik dhe Vushtrri.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të udhëheqë në 5 komuna. Pas fitores në Deçan, në raund të dytë doli e para edhe në Gjakovë, Suharekë, Rahovec e Klinë.
Lista Serbe pati fituar 9 komuna në raundin e parë, ndërsa në të dytin pa kundërshtar fitoi në Kllokot dhe është subjekti me më së shumti komuna nën udhëheqje.
Në Drenas, Ramiz Lladrovci kishte fituar në raundin e parë, kurse Nisma në Malishevë.

Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Intervistohen 14 persona në Kllokot për dyshim për falsifikim të votave
Aksident me fatalitet në Gjakovë, humb jetën një punëtor pasi u zu nga kamioni
Vazhdon i mbyllur gjykimi për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit
Kurti kërkon më shumë angazhim nga institucionet për të siguruar drejtësi për viktimat e luftës
77 milionë euro për bujqësinë/ Muja: Arkitekturë e re për mbështetjen e fermerëve