Prishtinë, 9 nëntor 2025 18:51
Koordinatorja nacionale për zgjedhje, Laura Pula thotë se procesi i votimit në këtë raund të dytë zgjedhor ka shkuar mirë. Ani se ajo për KosovaPress deklaroi se janë evidentuara dy raste me tre persona të ndaluar.
Bëhet fjalë për një rast të veprës penale “marrje dhe dhënie ryshfeti” në Fushë-Kosovë ku janë ndaluar 2 persona dhe rrezikojnë të dënohet me 1 deri 5 vite burgim
Si dhe rasti i dytë është Pejë për veprën penale “cenim të privatësisë së votimit” që mund të dënohet me 1 deri 5 vite burgim.
“Fatmirësisht deri në këto momente i tërë procesi është mbarëvajtur mirë janë të evidentuara vetëm dy raste me tre persona të ndaluar në komuna të ndryshme nga Prokurori të ndryshme njëra nga Peja dhe tjera në Prishtinë. Ndërsa, nuk do të thotë që gjatë ditës nuk kemi pas informacione për raportime të ndryshme që kanë mundur të paraqiten ato raportime nuk kanë prodhuar elemente të veprës penale…janë në Fushë-Kosovë është rasti i parë ku dy persona janë ndaluar për dhënie dhe marrje të ryshfetit dhe rasti tjetër është në Pejë për cenim të fshehtësisë së votimit janë raste penale që dënohen e para me 1-5 vite dhe e dyta dënohet deri në 1 vit varësisht prej mënyrës se kryerjes edhe deri në 5 vite”, deklaroi ajo.
Prokurorja e shtetit, Laura Pula tha se personat e ndaluar janë në paraburgim për 48 orë. Ndërsa, theksoi se çdo rast i raportuar në rrjete sociale është verifikuar nga Prokurori i Shtetit.
“48 orë janë të ndaluar dhe varësisht nga hetimet… Të gjitha rastet e postuara në rrjetet sociale janë verifikuar dhe pas verifikimeve kanë ardhur në përfundim se a ka rast penal apo jo. Në ato raste ku kemi raste penale ka procedurë aty nuk ka kanë mbetur vetëm si informacione”, tha ajo.
Për KosovaPress, Pula ka njoftuar edhe se nga ora 07:00 e mëngjesit janë angazhuar gjithsej 80 prokurorëve dhe staf mbështetës për reagim në kohë.
“80 prokurorë së bashku me staf mbështetës të cilët kanë operuar me policinë e Kosovës”, deklaroi Pula.
Sot qytetarët e 18 komunave të Kosovës i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin që do ta udhëheqë komunën e tyre për katër vitet e ardhshme.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Ndalohen për 48-orë dy vëllezërit për rastin e vrasjes së 27-vjeçarit në Prizren
Sveçla pas operacionit “Reçaku II”: Drejtësia për viktimat nuk parashkruhet
Sillen në gjykatë të dyshuarit për krime lufte në Reçak
Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks