Prishtinë 09 Nëntor 2025
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, e ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të votuar.
Shefja e shtetit votën e ka hedhur së bashku edhe me zotëriun e parë Prindon Sadriun, në Fakultetin Teknik.
Pas votimit, ajo tha se rundi i dytë është po aq i rendësishëm sa i pari.
“Edhe sot në balotazh është po aq i rëndësishëm sa i pari sepse qytetarët vendosin se kush do t’i udhëheqë komunat por edhe për një të ardhme për fëmijët e tyre. Kosova ka demokracinë më të fortë elektorale në rajon. Jam besimplotë që edhe dita e sotme do të jetë e tillë ku do të zhvillohen zgjedhje të lira dhe demokratike., u shpreh ajo.
Ajo foli edhe për zgjedhjet nacionale për të cilat tha se pritet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë.
“Zgjedhjet komunale nuk kanë ndikim në proceset në nivel nacional. Proceset në nivelin nacioanle janë duke u zhvilluar në përputhje me Kushtetutën. Edhe zgjedhjet nacionale kur do që të mbahen do të jenë edhe një gurë më shumë në këtë kalanë e demokracisë që kemi ndërtuar”, u shpreh ajo.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Hetemi: Mbi 80% e shqiptarëve të vrarë në luftë kanë qenë civilë
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, shtatë persona të lënduar
Haxhiu kërkon dënimin e retorikës serbe
12.230 të vrarë në luftën e Kosovës, Instituti fton qytetarët të plotësojnë listën e viktimave