Prishtinë 09 Nëntor 2025
Mbrojtësi Albian Hajdari i bashkohet Kosovës në moment shumë të mirë – pas realizimit të një ëndrre që kishte lidhur me karrierën në futboll.
22-vjeçari të shtunën shënoi golin e parë në Bundesligë. Ai e ndihmoi fitoren 3:1 të Hoffenheimit ndaj RB Leipzigut. Për Hoffenheimin është fitorja e katërt rresht në Bundesligë. Leipzigu pësoi humbje po ashtu pas katër fitoreve rresht. Kjo skuadër nuk ishte mposhtur në nëntë ndeshje rresht, përkatësisht që nga 22 gushti kur pësoi 6:0 nga Bayerni. Tetë prej atyre ndeshjeve i kishte fituar.
Por kjo seri e Leipzigut përfundoi të shtunën nga Hajdari, Leon Avdullahu, Fisnik Asllani dhe lojtarët e tjerë të Hoffenheimit.
“Trajneri na ka përgatitur shumë mirë, jemi ndier mirë”, ka thënë Hajdari pas ndeshjes. “Leipzigu kishte ecuri shumë të mirë, por ne kemi dashur ta përfundojmë atë dhe jemi të lumtur që e kemi arritur këtë. Ne jemi dhe do të vazhdojmë të jemi të uritur, ambiciozë dhe do të luftojmë deri në fund. Ne kemi vrapuar dhjetë kilometra më shumë se kundërshtarët tanë dhe kjo e bëri gjithë diferencën”, ka shtuar mbrojtësi i ri i Kosovës.
Hajdari iu bashkua Hoffenheimit në verë nga Lugano e Zvicrës. Menjëherë u bë i rëndësishëm. Ndërkohë u bashkua edhe me përfaqësuesen e Kosovës, ku po ashtu që nga fillimi është shumë i rëndësishëm.
“Jam i lumtur që ia dolëm të fitojmë pikët dhe tani mund të shijojmë ndeshjet ndërkombëtare”, ka thënë Hajdari.
Kosova të hënën e fillon zyrtarisht grumbullimin për ndeshjet vendimtare të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Të shtunën është ndeshja me Slloveninë në Lubjanë, ndërsa më 18 nëntor është ndeshja me Zvicrën në Prishtinë.
Treshja e Hoffenheimit, Hajdari, Avdullahu e Asllani, tashmë është shumë e rëndësishme për selektorin e Kosovës, Franco Foda.
“Si djal i vogël, gjithnjë e kam shikuar Bundesligën dhe sot një ëndërr u bë realitet, duke shënuar golin e parë. Duhet të komplimentojë bashkëlojtarët. Ata më kanë përkrahur dhe nuk më kanë bërë shumë presion”, ka thënë Hajdari.
Ai startoi bashkë me Avdullahun, ndërsa Fisnik Asllani u aktivizua në minutën e 67-të. Asllani asistoi në golin e tretë.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit