Prishtinë 09 Nëntor 2025
Për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave, që po mbahen sot në vendin tonë, Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor.
Sipas njoftimit, në këto zgjedhje janë angazhuar rreth 80 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët po qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në zgjedhjet e sivjetme lokale.
“Prokurorët janë duke qëndruar në zyrat e tyre në qytetet ku ekzistojnë prokuroritë themelore, ndërsa në ato vende ku prokuroria nuk ka objekt, prokurorët do të qëndrojnë në stacione policore, ku në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës do të jenë në mbrojtje të votës së lirë të qytetarëve”, thuhet nw njoftim.
Ndërkaq, koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula po e mbikëqyrë gjithë mbarëvajtjen e zbatimit të detyrave të koordinatorëve rajonal, prokurorëve të angazhuar dhe prokurorit me detyrë në KQZ.
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë.
Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve ku do të votohet për kandidatët për kryetarë në 18 komuna të Kosovës.
Televizioni Tëvë1 po transmeton një edicion special kushtuar zgjedhjeve, me përfshirje të drejtpërdrejta nga komuna të ndryshme, lidhje me gazetarë në terren dhe analiza të rezultateve gjatë ditës.
Në një lidhje të drejtëpërdrejtë drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka dhënë detaje për punën e Policisë gjatë ditës së zgjedhjeve, teksa tha se puna për policët fillon në orën 03:00 të mëngjesit.
“Është një angazhim shumë më i madhë, shumë më i sforcuar sesa ditëve të tjera, përveç punëve ditore që Policia e Kosovës kryen çdo ditë ne kemi kujdestari dhe patrulla policore në çdo komunë të Kosovës ndërsa gjatë kësaj dite puna jonë fillon në ora 03:00 të mëngjesit”, u shpreh Hoxha

Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Intervistohen 14 persona në Kllokot për dyshim për falsifikim të votave
Kurti kërkon më shumë angazhim nga institucionet për të siguruar drejtësi për viktimat e luftës
77 milionë euro për bujqësinë/ Muja: Arkitekturë e re për mbështetjen e fermerëve
KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme – fushata zgjedhore dhe aktivitetet tjera organizohen me afate të shkurtëra kohore
Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe, nderojnë dëshmorët në Gllobar të Drenasit