Prishtinë 09 Nëntor 2025
Janë hapur vendvotimet për zgjedhjet për kryetarë në 18 komuna
Janë hapur vendvotimet për zgjedhjet për kryetarë në 18 komuna. Gazetarët e RTK-së nga komunat ku po votohet raportojnë se procesi po ecën mirë dhe deri më tani nuk është shënuar asnjë problem.
Radoniqi apelon për respektim të rregullave dhe ligjit
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka votuar në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë dhe pas votimit ka ftuar qytetarët që të dalin në zgjedhje. Ai gjithashtu ka bërë apel që të respektohen rregullat dhe ligjet në mënyrë që procesi i votimit të kalojë qetë dhe pa probleme.
Kryetari i KQZ-së ka deklaruar se gjithçka është gati për votimin e sotëm. Ai ka ftuar qytetarët e 18 komunave ku po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.
> “Dërgoj apel që të respektohen rregullat, ligji i KQZ-së dhe rendi. Dëshiroj t’i ftoj edhe anëtarët e vendvotimeve që të respektojnë rregullat dhe që i gjithë procesi të kalojë pa asnjë problem. Shpresoj që do të kemi një ditë të qetë dhe të mirë,” tha Radoniqi.
Ai foli edhe për çështjen e votimit me asistencë:
“Sa i përket votimit me asistencë, KQZ-ja ka ndërmarrë të gjitha hapat dhe procedurat e nevojshme, si dhe një udhëzues trajnimi, në të cilin janë përcaktuar qartë udhëzimet për atë që ndodh ditën e zgjedhjeve në vendvotime. E gjithë kjo mbetet në kompetencë të komisioneve komunale të zgjedhjeve. Ne kemi theksuar qartë se në disa vendvotime numri i votimeve me asistencë ka qenë shumë i lartë, dhe në disa raste arsyetimet nuk janë regjistruar siç duhet në librat e votimit. Për këtë arsye kemi shprehur shqetësimin tonë dhe shpresojmë që sot këshillat e vendvotimeve do të jenë më të kujdesshme. Natyrisht, jo secili është i autorizuar të votojë me asistencë,” theksoi kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë në 18 komuna
Sot qytetarët e Kosovës në 18 komuna dalin përsëri në votime për të zgjedhur kryetarët e rinj të komunave në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Ndërkohë, dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kryer shpërndarjen e materialit zgjedhor për këtë proces.
Komunat ku po zhvillohet raundi i dytë janë: Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.
Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 12 tetor, por asnjë kandidat në këto 18 komuna nuk ka fituar shumicën e nevojshme në raundin e parë, prandaj procesi po vazhdon në raundin e dytë.
KQZ-ja ka njoftuar se ka kryer të gjitha përgatitjet teknike dhe ka hartuar planin operativ për ditën e sotme të zgjedhjeve.
Gjithashtu, KQZ-ja ka njoftuar se u ka vënë në dispozicion qytetarëve dhe vëzhguesve disa linja telefonike për raportimin e parregullsive dhe për marrjen e informatave ose udhëzimeve lidhur me procesin zgjedhor.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Sveçla pas operacionit “Reçaku II”: Drejtësia për viktimat nuk parashkruhet
Sillen në gjykatë të dyshuarit për krime lufte në Reçak
Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks
Përleshje fatale mes familjarëve në Prizren – 27-vjeçari humb jetën