Prishtinë 07 Nëntor 2025
Përzgjedhësi i kombëtarës së Kosovës në futboll, Franco Foda, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e fundit të kualifikimeve të rregullta për Botërorin 2026.
Kosova më 15 nëntor në Lubjanë luan me Slloveninë, ndërsa më 18 nëntor e pret Zvicrën në “Fadil Vokrri”.
Kombëtarja jonë është e dyta në Grupin B, kurse synimi është të përfundohen kualifikimet të paktën në këtë pozitë. Vendi i dytë siguron plejofin, ndërsa vendi i parë biletën për Botëror.
Zvicra udhëheq në grup me 10 pikë, ndërsa Kosova i ka shtatë. Pason Sllovenia me tri pikë dhe Suedia me një.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit