Malishevë, 6 nëntor 2025
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Golluboc të Malishevës, ku dy vllezër nga ky fshat kanë mbetur të vrarë. Ndërkaq vrasësi dyshohet se është dhëndrri i tyre nga Komuna e Drenasit.
Detaje lidhur me rastin ka dhënë për Indeksonline zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.
Elezaj ka thënë se të plagosurit janë dërguar në QMF në Kijevë ku dhe është konstatuar vdekja e tyre.
“Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vllezër), janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës. Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin, deri më tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore. Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit”, ka thënë Elezaj.

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit