“ Fc Drenica” , nuk shpallet kampion i Kosovës në garat e futsalit në serine e finaleve pasi që kishte epërsinë e serive 1-0, kishte mundësinë e artë që të shkonte në serinë prej 2-0,dhe të shpallej kampion inKosovës në futsal, mirëpo e humbi rastin e artë para mijërave tifozëve dhe një atmosfere të zjarrtë e duke pasë edhe epësinë e pjesës së parë prej 6-4
Drenicakët ishin të parët që kaluan në avantazh, pastaj barazuan mysafirët në 1-1, e ku më pas vendasit thelluan epërisinë në rezultat prej 4-1.
Mirëpo prishtinasit nuk u dorëzuan dhe vazhduan me serinë e gola duke ngushtuar epërsinë ne rezultat prej 4-3 në favor të vendasve.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 6-4 në favor të vendasve. Për të vazhduar me pjesën e dytë e cila nisi furishëm me aksionet e vendasve, mirëpo pa gola deri në minutën 9 të pjesës së dytë, e ku mysafirët arritën të ngushtojnë epërisinë ne 6-5. Loja vazhdoj me tempo të lartë por pa gola deri në minutën e 17 të pjesës së dytë ku Fc Prishtina 01, barazon rezultatin në 6-6.
Luftë e pa kompromis në terrenin e parketit nga te dyja skuadrat, loja e rregullt u krye me rezultat 6-6, dhe të dy ekipet u mobilzuan dhe vazhduan betejën e tyre për rezultatin final të këtij takimi dramatik dhe më shumë emocione. Po ashtu me plotë emocion dhe lojë të bukur u zhvillua pjesa e parë e vazhdimeve por pa ndryshim në rezultat, ekipet shkuan në pushim me rezultatin e kohës së rregullt të vazhdimeve prej 6-6 me gola.
Më të filluar pjesa e dytë e takimit në kohën shtesë, prishtinasit kaluan për herë të parë në epërisinë prej 6-7 me gola, i cili njëherit ishte edhe epilogu final i këtij takimi në palestrën “Ilaz Kodra”në Skenderaj.


Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000