Prishtinë 28 Tetor 2025
Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar opinionin publik për qarkullimin e disa e-mail-eve të rreme që po shpërndahen në emër të saj dhe të institucioneve të tjera vendore e ndërkombëtare të sigurisë.
Në komunikatën zyrtare, Policia sqaron se këto e-mail-e, të cilat mbajnë tituj si “FTESË/ARRESTIM I MENJËHERSHËM” dhe pretendojnë se janë dërguar nga “zyrtarë të lartë të PK-së”, nuk janë dokumente zyrtare, por falsifikime të krijuara me qëllime mashtruese, transmeton Arbresh.info.
Në mesazhet e rreme thuhet se marrësi ka “24 orë kohë për t’u paraqitur në selinë e policisë, departamenti i krimit kibernetik”, dhe përmenden institucione si Agjencia e Sigurisë Kibernetike e Kosovës, FBI, Policia Kombëtare e Krimit Kibernetik dhe INTERPOL-i.
Policia thekson se këto pretendime janë të pavërteta dhe të fabrikuara.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës (PK), përmes kësaj komunikate zyrtare, njofton opinionin publik lidhur me qarkullimin dhe shpërndarjen nëpër e-mail-e të ndryshme, të disa informacioneve jozyrtare (false/rreme), që kinse i përkasin Policisë së Kosovës dhe organizatave të ndryshme, informacione këto kinse janë lëshuar nga zyrtarë të lartë brenda Policisë së Kosovës dhe njëherit sqaron se:
Këto informacione të dërguara nga kinse zyrtarë të lartë të PK-së, të emërtuara “FTESË/ARRESTIM I MENJËHERSHËM”, të lëshuara siç potencohen në e-mail nga stafi i lartë menaxhues i PK-së, Agjencia e Sigurisë Kibernetike në Kosovës, Byroja Federale e Hetimeve (FBI), Policia Kombëtare e Krimit Kibernetik dhe Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL) etj., e që kinse janë lëshuar me qëllim të njoftimit të palës së caktuar për siç ceket “Keni 24 orë kohë për t’u paraqitur në selinë e policisë, departamenti i krimit kibernetik”, NUK janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës, e aq më pak të lëshuara nga zyrtarë të lartë brenda PK-së, por janë e-mail-e/dokumente të falsifikuara për përdorim me qëllime të caktuara.
Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, pas sigurimit të informacioneve rreth qarkullimit të e-mail-eve/informacioneve të tilla, ka filluar hetimet intensive, duke angazhuar njësitet kompetente policore, me qëllim të hetimit, verifikimit dhe zbulimit të kryerësve të kësaj vepre penale.
Policia e Kosovës njofton dhe njëherit fton qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave/mashtrimeve të tilla dhe kushdo që mund të pranojë ndonjë e-mail/dokument të tillë, ta adresojë në adresën zyrtare të PK-së [email protected] për trajtim dhe kompetencë të mëtejme.

Vdes 21-vjeçarja, e cila u godit nga vetura në Vlashnje të Prizrenit
Vdekje e dyshimtë në Ferizaj, në trupin e viktimës kishte shenja dhune
Aksident fatal në Junik, humb jetën vozitësi i katërçikletës
Arrestohet një person në Prishtinë për kërcënim ndaj Kuvendit
Aksident tragjik në Malishevë, vdes një person pasi ra nga rimorkioja derisa ishte duke punuar
FSK zhvillon qitje me mortaja në Shqipëri, thellohet bashkëpunimi me Forcat e Armatosura
“Prishtina 2026” promovon produktet vendore dhe hap mundësi të reja për bizneset
Studentët revoltohen me Specialen, marshojnë në protestë, mbështesin katërshen e UÇK-së
Gjykimi për krime lufte nuk nis për shkak të mungesës së avokatit