Prishtinë 27 Tetor 2025
Superliga e Kosovës në futboll nuk ndalet, pasi këtë mesjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së 11-të.
Sot janë në program dy përballje mjaft interesante që pritet të sjellin rivalitet dhe ndeshje të forta.
Në Malishevë, skuadra vendase pret Ballkanin, në stadiumin “Liman Gegaj”. Të dy ekipet kërkojnë vetëm fitoren për të qëndruar afër kreut të tabelës.
Ndërkohë, në Gjilan do të luhet një tjetër ndeshje e fortë mes Gjilanit dhe Dukagjinit.
Vendasit, nën drejtimin e trajnerit të ri Debatik Curri, synojnë rezultat pozitiv, ndërsa mysafirët nga Klina kërkojnë këndelljen pas katër ndeshjeve pa fitore.
Të dyja sfidat e ditës së sotme në Superligë fillojnë nga ora 13:00.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri