Syriganë/Skenderaj, 27 Qershor 2025
Artisti me famë botërore, Petrit Halilaj, ka zbarkuar në vendlindjen e tij, për një projekt madhor. Është opera pesëkatëshe “Syrigana”, e cila tashmë ka marrë formë dhe do të jepet pikërisht në këtë fshat, i njohur edhe si lokalitet arkeologjik. Ajo e kthen kohën prapa, kur arti shndërrohej në akt rezistence.
Arti i tij ka prekur qiellin e New Yorkut në një prej institucioneve artistike më me nam në botë, Muzeun Metropolitan. Vjet në tarracën e asaj ndërtese prezantoi instalacionin skulpturor të titulluar “Abetare”. Rrënjët e veprës qenë në vendlindje, në Runik të Skenderajt. Por aty u përfshinë ëndrrat e bankave shkollore të krejt Ballkanit. Petrit Halilaj këto ditë u është kthyer rrënjëve. E ka praktikë të zakonshme: hulumton rrëfimet e vendlindjes dhe i shpërfaq si vepra arti në botë. Kësaj radhe është në finalizim të operës “Syrigana”, pikërisht në fshatin Syriganë të Skenderajt. Premiera botërore e saj do të jepet të dielën mbrëma.
Banorët lokalë thonë se aty janë martuar Eva dhe Adami. Dhe në këtë operë bëhet martesa.
“Kjo tregohet me operë, por ne të gjithë e dimë se kur Adami dhe Eva kanë ardhur këtu nga nivele të tjera, do të thotë i kanë kaluar shtatë qiejt dhe janë sjellë gjithandej derisa kanë ardhur në Runik dhe këtu ka pasur njerëz”, ka thënë ai.
Ky projekt është shumë i rëndësishëm për të. Do ta dërgojë në ekspozitën personale në “Hamburger Banhof” në Berlin.
“Atje do të udhëtojë edhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës edhe trupa e aktrimit e grupi i muzikës shqiptare të dasmës. Do ta kallim në Berlin. Mezi nuk po pres”, ka thënë tutje ai.
Në një bisedë për KOHËN në tarracën e Shtëpisë së Kulturës në Runik, e cila do të transmetohet të shtunën në orën 17:15, Halilaj flet për marrëdhënien me artin, vendlindjen, ndjesitë që prek me veprat e tij e mesazhet që dërgon. Tregon se arti për të është rilindje dhe se historitë e ëndrrat e Kosovës janë inspirimi.

Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave
Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Krakovit
Kosova në garë për “Oscar”-ët evropianë me “Dua” dhe “Shame and Money”
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit