Herceg Novi, 23 tetor 2025
Policia në Herceg Novi të Malit të Zi raportohet se ka ndaluar dy persona, që raportohet se janë tifozë të KB Bashkimit, “Arpaxhikët”.
Kjo pasi një pjesë e banorëve kanë raportuar se disa persona po shkruanin sllogane në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Të revoltuar nga këto veprime, banorët vendës kanë tentuar të shkojnë deri te autobusi, por policia e ka siguruar atë dhe thuhet se po bëhen të gjitha përpjekjet për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike dhe ndëshkimin e protestuesve.
Sipas RTCG, autobusi ishte duke lëvizur drejt Shqipërisë dhe është aktualisht nën mbrojtjen e policisë në Igalo.
Dy shtetasit e Kosovës, mediat malazeze raportojnë se janë dërguar në Departamentin e Sigurisë së Herceg Novit dhe po procedohen.
Tifozët e Bashkimit ishin duke u kthyer nga Italia me një autobus, dhe hynë në Mal të Zi nëpërmjet pikës kufitare Debeli Brijeg. Ata ndaluan në Meljine në një furrë buke dhe atje thuhet se shkruan grafitet me të kuqe në një stacion transformatorësh.
Dy personat që dhanë deklarata në stacionin e policisë së Herceg Novit raportohet se do të dalin para një gjyqtari për kundërvajtje sonte.
Policia thuhet se do të veprojë sipas vendimit të gjyqtarit. Nëse të dyshuarit shpallen fajtorë, mund të gjobiten, të dëbohen nga vendi dhe t’u ndalohet hyrja në Mal të Zi.

Vdekje e dyshimtë në Ferizaj, në trupin e viktimës kishte shenja dhune
Aksident fatal në Junik, humb jetën vozitësi i katërçikletës
Arrestohet një person në Prishtinë për kërcënim ndaj Kuvendit
Aksident tragjik në Malishevë, vdes një person pasi ra nga rimorkioja derisa ishte duke punuar
Pas trajtimit jashtë vendit, ndërron jetë i lënduar në aksidentin në Loxhë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`