Shtime 12 Tetor 2025
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke kërkuar një person, nën dyshimin se ka kërcënuar kryesuesin e vendvotimit në shkollën “Naim Frashëri” në Shtime.
Kryesuesi i një vendvotimi në Shtime dyshohet se është kërcënuar nga një person.
Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë për teve1.info se i dyshuari B.V është në kërkim për pengim të procesit zgjedhor.
“Sot, rreth orës 15:40 në shkollën ‘Naim Frashëri’ në Shtime është raportuar se një person ka hyrë në dhomën e votimit dhe dyshohet për kanosje ndaj kryesuesit të vendvotimit. I dyshuari është identifikuar si B. V. Hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, kanë zhvilluar hetimet për palët e përfshira dhe me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ” Pengim në procesin e votimit” ndaj B.V., i cili është në kërkim policor”, ka thënë Veseli.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Haxhiu: Lidhja e Prizrenit simbol i bashkimit dhe qëndresës kombëtare
Mbi 7 mijë pako me fletëvotime nga diaspora janë aprovuar nga KQZ-ja
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj gjashtë serbëve, në vitin 2022, bllokuan rrugët kryesore
13 komuna përfundojnë numërimin dhe verifikimin e votave