Prishtinë 12 Tetor 2025
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në konferencën e parë të ditës konfirmoi se procesi i votimit për zgjedhjet lokale në Kosovë ka nisur në të gjitha qendrat e votimit, përveç disa vonesave të izoluara në ndonjë vendvotim.
Sipas Elezit, sot janë hapur gjithsej 948 qendra të votimit me 2,625 vendvotime, prej të cilave 910 janë për votim të rregullt me gjithsej 2,571 vendvotime, ndërsa 38 qendra të veçanta janë hapur për votimin me kusht, me 54 vendvotime – një për secilën komunë.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote është 2,025,105, të shpërndarë në 38 komuna të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, Elezi njoftoi se materiali zgjedhor, përfshirë edhe fletëvotimet, është shpërndarë me kohë në të gjitha qendrat e votimit që në orët e hershme të mëngjesit.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri