Leposaviq, 11 tetor 2025
Partitë politike serbe, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur serbë që kanë pranuar vullnetshëm të hyjnë në garën zgjedhore të së dielës, për t’u bërë udhëheqës legjitim të komunave ku ata garojnë, çdo ditë e më tepër po u bëjnë thirrje qytetarëve të komunitetit serb të dalin në zgjedhje dhe të votojnë, pa frikë, por me guxim për të ardhmen e tyre në Republikën e Kosovës.
I fundit që u ka bërë thirrje qytetarëve serbë, është Ivan Vukçeviq, nga Leposaviqi, i cili, në një prononcim për mediat lokale, ka thënë se zgjedhjet e 12 tetorit, nuk janë premtim që harrohet pas së dielës, por moment vendimtar për të ardhmen e fëmijëve.
Në një adresim të hapur dhe me guxim, kryetari i Iniciativës Qytetare “Rrënjët”, Vukçeviq, ka thënë mes tjerash, se koha e shantazheve dhe frikës duhet të marrë fund.
“E di që jetojmë në një kohë shantazhesh dhe frike. E di që po përjetojmë represion dhe torturë, dhe se pasiguria na mjegullon vizionin. Por, po ashtu, e di që tek secili prej nesh ka mbetur një grimcë guximi dhe, më e rëndësishmja, një grimcë mençurie.
Me gjithë sinqeritetin, besoj në ju. Sepse po të mos besoja, do kisha hequr dorë prej kohësh.
Prandaj, nesër, të tregojmë se nuk jemi marioneta që dikush i komandon. Të tregojmë se ia vlen të luftosh për drejtësinë dhe të vërtetën. Të tregojmë se na intereson më shumë e ardhmja e fëmijëve tanë, sesa përfitimet e vogla apo premtimet që harrohen pas zgjedhjeve”, ka qenë prononcimi i kandidatit për kryetar të Leposaviqit, duke shtuar se është momenti të tregohet se mund të jenë pjesë e valëve të ndryshimit që, siç është shprehur, ai, këto ndryshime po ndodhin edhe në Serbi.

Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Intervistohen 14 persona në Kllokot për dyshim për falsifikim të votave
KEK-u thotë se është stabilizuar sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacione
Ish-kryetarët e komunave veriore të pakënaqur me qeverisjen aktuale, ankohen për pezullim të shërbimeve
Reuten: Ka ardhur koha që pesë vendet e BE-së ta njohin Kosovën