Prishtinë 11 Tetor 2025
Shqipëria do të luajë sot ndeshjen më të rëndë sishme për kualifikueset e Botërorit dhe përballë do të ketë Serbinë, skuadër kjo që duhet mundur patjetër, për të marrë vendin e dytë në grup.
Motivimi te kuqezinjtë nuk mungon, për vetë historinë mes dy skuadrave, për atë që ndodhi në Beograd 11 vite më parë dhe për atë që është më e rëndësishmja, për objektivin që ka Shqipëria. Ndeshja ndaj Serbisë, do të luhet në Leskovc, vetëm pak kilometra larg Kosovës, teksa në stadium nuk pritet që të ketë më shumë se 5 mijë tifozë për shkak të dënimit që FIFA i ka dhënë federatës serbe të futbollit.
Skuadra është në gjendje optimale dhe të gjithë futbollistët që kanë udhëtuar në drejtim të Serbisë, janë të gatshëm për ndeshjen e sotme. Skuadra ka zhvilluar ditën e djeshme stërvitjen e fundit, aty ku trajneri Silvinjo ka pasur mundësinë që të provojë edhe idetë e tij të fundit, si edhe të ndajë formacionin me të cilin do të zbresë në fushë sot në orën 20:45.
Shqipëria ka luajtur në Serbi 11 vite më parë, ku ndeshja në Beograd u mbyll pak minuta para fundit të pjesës së parë. Në qiellin e Beogradit, u shfaq flamuri i Shqipërisë Etnike, duke bërë që tifozët të hyjnë në fushë dhe të ndërpresin përfundimisht takimin. KASi vendoste asokohe që t’i jepte fitoren në tavolinë kuqezinjve me rezultatin 0-3, duke e ndihmuar jo pak në kualifikimin në Evropian.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri