Prishtinë, 10 tetor 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi zgjedhor i së dieles të zhvillohet normalisht.
Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në takimin që pati me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbetet i përkushtuar për të garantuar një proces zgjedhor të lirë, të drejtë dhe transparent, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në ruajtjen dhe avancimin e standardeve demokratike në Kosovë.
Nga ana e tij, ambasadori Hargreaves vlerësoi përpjekjet e KQZ-së në funksion të forcimit të demokracisë në vend dhe uroi sukses në ditën e zgjedhjeve dhe proceset në vazhdim.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Haxhiu kërkon dënimin e retorikës serbe
12.230 të vrarë në luftën e Kosovës, Instituti fton qytetarët të plotësojnë listën e viktimave
Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte në Zubin-Potok
Ministria e Arsimit ndan mbi 103 mijë euro për abetaret e diasporës