Prishtinë 29 Shtator 2025
Pas Leon Avdullahut edhe një futbollist tjetër, do të largohet nga Zvicra për ta përfaqësuar Kombëtaren e Kosovës në nivelin ndërkombëtar.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Albian Hajdari, i cili pritet të ftohet te Kosova për ndeshjet e muajit të ardhshëm.
Gazeta zvicerane “Blick” ka shkruar se Hajdari tashmë e ka marrë vendimin për të luajtur për Kosovën, gjë që do të bëhet zyrtare brenda pak ditësh kur selektori Franco Foda të publikojë listën e të ftuarve.
Rastin e Hajdarit, mediumet zvicerane e kanë cilësuar edhe më të hidhur sesa atë të Avdullahut, duke pasur parasysh se mbrojtësi 22-vjeçar ishte ftuar disa herë nga Murat Yakin te Zvicra A.
Hajdari te Zvicra ka debutuar në miqësoren kundër Kosovës dhe tani është gati të luajë me “Dardanët”.
Ai në afatin kalimtar të verës u transferua tek Hoffenheimi dhe në Bundesligë ka 3 paraqitje.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit