Pejë, 26 shtator 2025
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot, në fshatin Bllagajë të Pejës, ku ka humbur jetën Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur Gjesti.
Lajmin e hidhur e ka konfirmuar edhe fshati Treboviq përmes një njoftimi zyrtar.
“Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin tonë, përkatësisht afër fshatit Qungur, ku nga ky aksident ka mbetur i vdekur në vend vëllau i Gjestit, Eldion Kelmendi. Po ashtu në gjendje të rëndë është edhe një banor i fshatit tonë i cili tani ndodhet në spitalin e Pejës. Ngushëllime familjes Kelmendi nga Pavlani për këtë tragjedi të madhe!”, thuhet në njoftim.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka dhënë detaje për Tëvë1:
“Rreth orës 14:00 policia është njoftuar për një aksident në Bllagajë të Pejës. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një katërçikletë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me autoambulancë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në emergjencën e Pejës.”

Vdekje e dyshimtë në Ferizaj, në trupin e viktimës kishte shenja dhune
Aksident fatal në Junik, humb jetën vozitësi i katërçikletës
Arrestohet një person në Prishtinë për kërcënim ndaj Kuvendit
Aksident tragjik në Malishevë, vdes një person pasi ra nga rimorkioja derisa ishte duke punuar
Pas trajtimit jashtë vendit, ndërron jetë i lënduar në aksidentin në Loxhë
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`
Albulena Haxhiu porosi familjes së Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Kosova është me ju
Specialja dënon Kadri Veselin me 18 vjet burgim