Banjskë, 18 shtator 2025
Armë, radio-lidhje, municion dhe uniforma janë konfiskuar nga Policia e Kosovës në Korillë, në një rimorkio të vjetër për automjete, ka konfirmuar për mediat zëvendëskomandanti për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Ai ka deklaruar se ekziston dyshimi se gjërat e gjetura i përkasin N.V., i cili aktualisht ndodhet në arrati dhe është në kërkim në kuadër të rastit Banjska.
Ai nuk ka dhënë më shumë detaje, duke theksuar se policia do t’i bëjë ato të ditura më vonë. Përndryshe, konfiskimi i lidhur me rastin Banjska është kryer në prag të dyvjetorit të përplasjes në këtë fshat.
Më 24 shtator 2023 ka ndodhur një përplasje e armatosur ndërmjet Policisë së Kosovës dhe një grupi serbësh të armatosur, në të cilën kanë humbur jetën rreshteri i policisë Afrim Bunjaku dhe tre serbë nga veriu i Kosovës.
Tre serbë janë arrestuar, ndërsa ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Një vit pas incidentit ka filluar procesi gjyqësor ndaj tre të arrestuarve, ndërsa gjykata ka refuzuar propozimin që gjykimi të vazhdojë në mungesë për 42 të akuzuar – 41 persona fizikë dhe një juridik – që akuzohen për pjesëmarrje në ngjarjet në Banjskë.

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit