Istog 18 Shtator 2025
Kampionia, fituesja e Kupës dhe Superkupës së Kosovës, Istogu, përgatitet për garat e rrethit të dytë të Kupës Evropiane në hendboll. Vashat e Istogut synojnë të arrijnë sa më lartë në garat evropiane.
Kryetrajneri Faruk Shala e ka më së të qartë se do të jetë një rrugë e vështirë në garat evropiane, ku do të përballen me ekipin Panorama nga Selaniku i Greqisë.
“Të shtunën në Ferizaj, vajzat istogase fituan trofeun e tretë për vitin 2025, duke rrëmbyer Superkupën e Kosovës.
Më herët, ishin shpallur kampione të Kosovës dhe fituese të Kupës së Kosovës, duke kompletuar kështu tre trofe për këtë vit.
Me objektivat tashmë të realizuara në arenën vendore, kampionja është tërësisht e përqendruar në sfidat e raundit të dytë të EHF Europa Cup, ku do të përballet me skuadrën Panorama nga Selaniku i Greqisë.
Ndeshja e parë zhvillohet më 4 tetor.
Ndërkohë, Istogu do të zhvillojë një ndeshje miqësore këtë të diel ndaj Samadrexhës, në Samadrexhë, ndërsa të enjten, katër ditë më vonë, do të përballet me Prishtinën, në xhiron e parë të Superligës së Kosovës:, njofton KHF Istogu.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit