Prishtinë, 17 shtator 2025
Partitë politike të Kosovës po vazhdojnë tubimet elektorale në kuadër të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Klinë dhe Malishevë, ku ka prezantuar kandidatët e dy komunave përkatëse. Krasniqi ka kërkuar mobilizim të strukturave të partisë, për fitore të PDK-së në gjithë Kosovën.
Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar aktivitetin e vet politik, duke takuar përkrahës dhe qytetarë të vendit.
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka realizuar takime me familjet Kasumi dhe Hoti, përkatësisht motrën e Ukshin Hotit.
Ndërkaq, kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, në tubimin e mbajtur me qytetarë të disa lagjeve, ka premtuar kompensim të dëmve për bizneset lokale.
Ai gjithashtu ka premtuar modernizim urban të lagjeve të qytetit të Vushtrrisë.
Kurse kandidati për kryetar të Mitrovicës së Jugut, nga radhët e VV-së, Guxo-s dhe Alternativës, Faton Peci, ka dhënë zotime konkrete për qytetarët, duke thënë se ndryshimet do të ndihen qysh në gjashtë muajt e parë të qeverisjes së tij.
Peci tha se synon ta përmirësojë jetesën e qytetarëve të Mitrovicës, njëjtë si të fermerit që e realizoi gjatë mandatit të tij si ministër i Bujqësisë.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Përleshje fatale mes familjarëve në Prizren – 27-vjeçari humb jetën
Aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale ku arrestuan 5 persona të dyshuar për krime lufte (Video)
Uniforma policore serbe dhe armë gjenden gjatë bastisjeve në aksionin ku u arrestuan pesë persona, të dyshuar për krime lufte
Pesë të arrestuar në aksionin e Prokurorisë Speciale për rastin “Reçaku II”